Në një përleshje fizike në Tetovë një 15-vjeçar është therë me thikë

Një adoleshent 15-vjeçar nga Tetova është therë me thikë nga një adoleshent tjetër 16-vjeçar nga Reçica e Vogël mbrëmë pas një zënke paraprake, e pastaj edhe fizike.

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se mbrëmë në orën 19:05 minuta ishte denoncuar se në Tetovë në rrugën “Ilindenska” në një klub një adoleshent 16-vjeçar nga lagjja Reçicë e Vogël, Tetovë pas një zënke parapake, e pastaj edhe fizike me thikë i ka shkaktuar plagë një adoleshenti 15-vjeçar nga Tetova. Adoleshenti i lënduar ishte dërguar në Qendrën Mjekësore në Tetovë për dhënien e ndihmës mjekësore.

Adoleshenti i dyshuar ishte arrestuar në stacionin policor dhe por ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button