Shkon në 29 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Mbi 1 mijë të plagosur. Deri më tani ka shkuar në 29 numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter që goditi të premten mbrëma Turqinë. Ndërsa mbi 1000 janë lënduar, shkruan TV21, transmeton Portalb.mk.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Autoriteti Turk i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, përcjell rtv21.tv

Të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim, ndërkohë që kërkimet janë duke vazhduar.

Punën për ekipet e shpëtimit po e vështirëson edhe moti i ftohtë. Në mëngjesin e së shtunës, temperatura në vendin ku ndodhi tërmeti ishte -8 gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button