Tërmeti i fuqishëm në Turqi, mund të ketë shumë viktima (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm 6.8 ballë ka goditur rajonin lindor të Turqisë ditën e sotme, duke shkaktuar frikë e panik tek banorët, ndërsa vetëm pak minuta më pas vendi është goditur nga disa pasgoditje, 5.4 dhe 3.3 ballë. Epiqendra ishte në Elazig dhe sipas mediave turke, deri tani janë konfirmuar 4 viktima, që mendohet se kanë mbetur nën rrënoja si shkak i shembjes së ndërtesave, transmeton Revista Class.

Një profesor i njohur në Turqi për tërmetet, tha se tërmeti me mangitudë 6.8 që goditi Elazig pasditen e sotme, mund të ketë çarë koren e tokës.

“Ky tërmet është i rëndësishëm. Mund të ketë thyer koren e tokës. Në këtë kuptim, ka shërthyer një sasi e madhe energjie”,- thotë Şükrü Ersoy.

Profesor Ersoy tha: “Më parë kishte një tërmet në Elazığ. Unë thashë që ky rajon është kritik. Natyrisht, një rajon me tension të lartë. Ishte mbizotëruese ideja që një tërmet i tillë mund të ndodhte. Nuk kishte asnjë tërmet në Turqinë Lindore për një kohë të gjatë. Ishte një tërmet i pritshëm. Por ky tërmet është i rëndësishëm. Sepse mund të ketë thyer koren e tokës. Mungesa e dëmeve në disa shtëpi nuk tregon informacion të qartë. Ka dëme serioze. Shpresoj të mos ketë vdekje. Sidomos shtëpitë rurale mund të dëmtohen rëndë”,- theksoi ai.

Qytetarët duhet të dalin në zona të hapura… Mund të ketë pasur viktima për shkak të madhësisë. Prandaj, ndërhyrjet duhet të jenë serioze. Gjithashtu, qytetarët nuk duhet të hyjnë në shtëpitë e dëmtuara. Do të ketë pasoja. Ata duhet të jenë në rrugë, jo vetëm para shtëpive, por në hapësira të hapura”,– shtoi profesori.

Vetëm pak minuta pas tërmetit 6.8 rihter, një tjetër paslëkundje është ndjerë në këtë zonë. Sipas mediave turke lëkundja ishte 5.4 rihter. Dridhjet janë ndjerë në Irak, Siri, Liban dhe Izrael, ndërsa banorët kanë ndarë pamjet e ndërtesave që dridhen në qytete të ndryshme.

Prej disa ditësh Turqia goditet nga lëkundjet e tërmetit, por intensiteti i tyre ka qenë më e ulët se lëkundja e sotme.

Turqia është prekur nga tërmeti edhe gjatë ditës së mërkurë (22 janar) në provincën perëndimore të Manisa, ku u regjistrua magnituda 5.4 ballë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button