Shpëtojnë 10 fëmijë që kanë qenë duke u mbytur në lumin Shkumbin të Tetovës

Njerëz që kishin dalë për piknik, për të shëtitur, për të mbushur ujë te Banja e Tetovës, kanë arritur të shpëtojnë dhjetëra fëmijë që kanë qenë duke u larë në lumin Shkumbin.

Siç njofton policia e Tetovës, në një moment është lëshuar një sasi e madhe uji nga një penda që janë të vendosura në lumin Shkumbin. 

Valët e lumit i kanë marrë fëmijët, por njerëzit që kalonin aty pranë i kanë shpëtuar fëmijët nga, pothuajse, vdekja e sigurt. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button