Në fillim të shkurtit do të konstatohet metodologjia për kontrollin e gjendjes pronësore të gjykatësve

Deri në fund të janarit ose në fillim të shkurtit do të dihet në tërësi metodologjia e cila do ta konstatojë gjendjen pronësore të gjykatësve dhe prokurorëve. Pastaj, nëpërmjet procesit nuk do të kalojnë të gjithë gjykatësit, por vetëm ata që do të gjenden “listë”. Listën do ta përgatitë Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShKP) në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor (KGj), njofton Portalb.mk.

Ashtu siç kumtoi sot kryetarja e KShKP-së, Biljana Ivanovska, në fazë finale është denfinimi i kritereve sipas të cilit do të hartohet lista, e cila tanimë është përpara KGj-së, për të cilin ka më së shumti ankesa nga qytetarët.

“Ne nuk paralajmëruam veting në tërësi. Thamë se do të shikojmë aty ku është kompetencë e jona, e ajo është kontrollimi i gjendjes pronësore. Duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për numër të madh të gjykatësve, 600-700, është absurde që të merremi me të gjithë. Punojmë në metodologjinë për zgjedhje të ekzemplarit bashkë me Këshillin Gjyqësor, i cili duhet që të na dorëzojë të dhënat pas së cilës, në fakt, do të konstatojmë se cilët gjykatës do të jenë lëndë e punës sonë”, deklaroi Ivanovska.

KShKP-ja për momentin i pret të dhënat nga Këshilli Gjyqësor.

“Do të bëjmë listë të gjykatësve dhe prokurorëve për të cilët do të punojmë. I definojmë hapat me KGj-në. Kemi pasur takime në periudhën e kaluar, jemi marrë vesh rreth kritereve dhe kemi vendosur disa baza si reper. Tani i presim të dhënat nga KGj-ja, kurdo qoftë duhet që të arrijë. Për të gjitha dokumentet që i kemi kërkuar kanë afat prej 15 ditëve me planin vjetor. Shpresojmë se do të kemi sukses në atë”, shtoi Ivanovska.

Portalb.mk vazhdimisht ka shkruar për nevojën e vetingut, apo kontrollit të gjykatësve të cilët nuk japin llogari edhe nëse marrin vendime skandaloze.

VETINGU është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i vetingut mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e vetingut.

Lexo gjithçka për reformat në gjyqësor, përfshirë edhe “vetingun”: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button