Maqedonia me përmirësim të vogël prej vjet në indeksin e demokracisë së “Ekonomist”

Sipas Indeksit të Demokracisë 2019 (Democracy Index 2019) të “Economist Intelligence Unit- EIU”, e cila është organizatë simotër e magazinës “EkonomisT”, Maqedonia në vitin e kaluar ka bërë lëvizje të vogël përmirësuese në krahasim me vitin paraprak, gjegjësisht 2018-të, por ende është në kategorinë e “vendeve me regjim hibrid”, njofton Portalb.mk.

Riradhitja sipas kategorive është prej demokracisë të plotë, nëpërmjet Demokracisë së shkatërruar, Regjim Hibrid, deri te Regjim Autokrat.

Nga Indeksi që është publikuar sot, prej 165 vendeve në botë, Maqedonia është në vendin e 77-të, me vlerësim prej 5,97. Notat vlerësuese në shkallë prej 0 deri në 10 lëvizin prej 9,87 që ka notë më të mirë Norvegjia, deri në 1,08 Koreja e Veriut. Në rajon më keq janë Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina. Kosova nuk është përfshirë në indeksin.

Në kategoritë individuale, Maqedonia e Veriut për procesin zgjedhor dhe pluralizmin ka marrë notë 7, për funksionim të autoriteteve 5,36, për pjesëmarrje politike 6,67, për kulturë politike 3,75, për të drejta civile 7,06.

Në lidhje me vlerësimin e përgjithshëm të vendeve për këtë vit, gjegjësisht 5,97 ajo është rritje shumë e vogël në krahasim me vitin e kaluar, kur kemi pasur notë 5,87. Nga viti 2016-të nota është në rritje të vogël, megjithatë është më e ulët se e vitit 2015-të kur ka qenë 6,01. Në periudhën prej 2006, kur ka filluar përpunimi i Indeksit, nota ka qenë 6,33, ndërkaq më pas deri në vitin 2014-të në vazhdimësi ka rënë dhe në ndonjë periudhë ka stagnuar.

Në zonën e Evropës Lindore, e cila i përfshinë edhe Slloveninë, Hungarinë, Poloninë dhe deri në lindje, gjegjësisht Kazakistan dhe Taxhikistan, Maqedonia e Veriut është e ranguar në vendin e 13-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button