Rita Ora më 28 nëntor në Tiranë

Rita Ora, ndonëse është rritur e zhvilluar muzikalisht në Britani të Madhe, ajo nuk harron rrënjët e saj shqiptare.

Pas vizitës që i bëri vendlindjes së saj, Kosovës, ku realizoi videoklipin e këngës “Shine ya light”, Rita ka shëtitur në Australi e SHBA, duke realizuar shumë koncerte promovuese, pa harruar të përmend origjinën e saj shqiptare.

Koncerti i ardhshëm i Ritës, do të jetë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, më 28 nëntor, në shënim të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Ky lajm është konfirmuar në emisionin “Zonë e lirë”, ku u bë e ditur se ajo do të këndojë në sheshin Nënë Tereza.

Ndryshe, Rita mbrëmë ka shkëlqyer në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve muzikore, European Music Awards 2012 – MTV EMA. Duke parakaluar mbi tepihun e kuqe, Rita ka folur për televizionin e famshëm MTV, duke përmendur me krenari vendlindjen e saj, Prishtinën.

Lajme të ngjashme

Back to top button