Ligji për polici para deputetëve, vazhdon komisioni për branitellat

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 45-të në rendin e së cilës janë ndryshimet e Ligjit për gjykata, në lexim të dytë.

Deputetët do të debatojnë edhe për ndryshimet e Ligjit për polici, propozimin e plotësuar të ligjit për sigurim vullnetar shëndetësor dhe për ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore.

Në kuadër të kësaj seance janë edhe ndryshimet e Ligjit për paga dhe kompensime tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar dhe ndryshmet e Ligjit për pagesën e pagave, të dyja me procedurë të shkurtuar.

Deputetët do të debatojnë edhe për ndryshimet e ligjeve për tatimin e vlerës së shtuar, për navigacionin e brendshëm, për komunikacionin hekurudhor dhe plotësimet e Ligjit për evidencat nga sfera e punës, të gjitha në lexim të parë.

Në rend dite të seancës janë edhe Propozim ligji për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre, i parashtruar nga shumica parlamentare, si dhe informacioni për intensifikimin e procesit të zhvendosjes nga shteti për shkak të politikave qeveritare, i parashtruar nga deputetët e opozitës.

Lajme të ngjashme

Back to top button