Në pritje të ëmbël? Punët që duhet t’i shmangësh me çdo kusht gjatë shtatzënisë
Një pjesë e mirë e nënave shtatzënë janë të prirura që gjatë muajve të pritjes së ëmbël të heqin dorë thuajse nga gjithçka dhe t’i dedikohen ardhjes në jetë të fëmijës, ashtu si shumë të tjera, pavarësisht peshës së rëndë që shtohet dita-ditës apo edhe sikleteve të tjera, bezdisen nga pluhuri apo rrëmuja e pakontrolluar në shtëpi, shkruan Class.
Ndërsa instinkti mund të aktivizohet me afrimin e datës së lindjes, është e rëndësishme që t’i marrësh gjërat më shtruar derisa je në pritje të një bebeje. Ekzistojnë disa punë shtëpiake që thjesht nuk janë të sigurta për nënat e ardhshme.
Që nga organizimi i gjërave dhe paketimi i rrobave për në maternitet, ja cilat janë disa nga obligimet që gjatë kësaj periudhe duhet t’i anashkalosh.
Këtu po ju paraqesim disa nga punët e shtëpisë që duhet t’i shmangni gjatë shtatzënisë:
Lëvizja e mobiljeve nuk është një ide e mirë gjatë shtatzënisë
Nxit dikë tjetër të ndërrojë kutinë e mbeturinave të maces
Mos bëni rinovime në shtëpi
As ngritja e peshave nuk është ide e mirë
Aktivitetet që duhet shmangur gjatë shtatzënisë:
Sporte të rënda
Konsumi i duhanit
Dushi shumë i ngrohtë
Përdorimi i barërave pa konsultë mjekësore
Qëndrimi në temperaturë të lartë dielli
Bërja e tatoo-ve dhe piercing-ve
Pirja e alkoolit