U emëruan udhëheqësit e rinj në polici, filluan mosmarrëveshjet ndërmjet LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së
Mosmarrëveshjet ndërmjet LDMS-së dhe VMRO-DPMNE-së në Qeverinë teknike të RMV-së kanë filluar edhe në Ministrinë për punë të brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.
Keqkuptimet filluan gjatë emërimit të 12 udhëheqësve dhe zv.udhëheqësve të Sektorëve në MPB. Ministri i punëve të brendshme vjen nga VMRO-DPMNE, Naqe Çulev, ndërsa zv.ministrja shtesë vjen nga LSDM-ja, Sllavjanka Petrovska.
Çulev dhe Petrovska patën mosmarrëveshje vetëm për udhëheqësin e SPB-Shkup, të propozuarin Risto Stavreskin, ndërsa si zv.udhëheqës për në Shkup zv.ministrja e pranoi të propozuarin Toni Jakimovskin.
“Nuk mund të pajtohem me propozimin e tyre. Sipas ligjit ministri propozon, sipas ligjit kemi nënshkrime të lidhura”, thotë Petrovska, duke theksuar se emri i Stavreskit përmendet në audio incizimet, prandaj nuk do të nënshkruan që ai të jetë udhëheqës i SPB-Shkup.
Ohër: Ilija Mileski shef, Sasho Smileski zëvendës plotësues
Shtip: Aleksandar Nikollov udhëheqës, Marjan Kocev zëvendës udhëheqës
Manastir: Andrej Vasilevski udhëheqës, Sllavko Jovanovski zëvendës udhëheqës
Prilep: Trajçe Georgievski udhëheqës, Igor Karaviloski zëvendës udhëheqës.
Veles: Igor Angellovski udhëheqës, Zllate Janevski zëvendës udhëheqës
Strumicë: Vasill Todorov udhëheqës, Tanço Projokovski zëvendës udhëheqës
Shkup (njësia e re intervente): Vasko Naumovski udhëheqës, Premisllav Dimovski zëvendës udhëheqës.
Përndryshe, në qeverinë teknike secili akt dhe dokument duhet të nënshkruhet nga ministri dhe zëvendësi, në të kundërtën nuk vlen. Kjo është edhe një nga karakteristikat e qeverisë teknike. Secili akt, ministri dhe zëvendësministri plotësues janë të obliguar që menjëherë, e më së voni në afat prej një dite ta miratojnë apo refuzojnë aktin në kuptimin e këtij ligji.
Çulev nuk mund të bën më shumë se 15 shkarkime apo sistemi në pozitat udhëheqëse të ministrisë.