Deri kah mesi i vitit do të shpallet tenderi për instalim të kamerave dhe shenjave elektronike në Korridorin 10

Ministria e transportit dhe lidhjeve po përgatit një tender për instalim të Sistemit Inteligjent të Transportit (SIT) në Korridorin 10. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk do të ndikojnë në realizimin e këtij projekti, kështu që pritet që deri kah mesi i këtij viti të shpallet procedura e tenderit për përzgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm, kanë informuar nga kjo ministri për “Meta.mk“, transmeton Portalb.mk.

Sistemi i ardhshëm i komunikimit dhe informacionit për kontroll dhe menaxhim të trafikut përfshin instalim të kamerave për video-vëzhgim, stacioneve meteorologjike, sinjalizimit elektronik dhe SOS telefonave në autostradën nga Tabanovci deri në Gjevgjeli. Të gjitha pajisjet do të lidhen me Qendrat e kontrollit të Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore në Petrovec dhe Negotinë, prej ku do të monitorohet moti dhe kushtet e trafikut natë e ditë. Vozitësit do të informohen në kohë reale për kushtet e rrugës dhe shpejtësinë e rekomanduar të lëvizjes në seksione të caktuara.

Pritet që sistemi të lëshohet në funksion deri në vitin 2022, me çka do të rritet siguria e trafikut në këtë autostradë. Zbatimi i tij do të kushtojë 18.6 milion euro, që janë siguruar nga një kredi e Bankës Botërore. Dokumentacioni i projektit për SIT është përgatitur nga Instituti i Ndërtimtarisë Maqedoni dhe “Promel Sistemi” nga Zagreb, ndërsa auditimin e projektit e ka realizuar Fakulteti i Ndërtimtarisë të UKIM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button