Bahtiri: Shumica e anëtarëve të kryesisë së LDK-së janë për marrëveshjen me VV-në

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka deklaruar se shumica e anëtarëve të kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës janë pro arritjes së menjëhershme të një marrëveshje mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje kreut të LDK-së, Isa Mustafa, që të nënshkruajë marrëveshjen sot ose nesër.

Sipas tij, nuk ka zgjidhje tjetër përveç koalicionit.

“Për hir të qytetarëve dhe shumë proceseve që na presin, Isa Mustafa bën mirë që marrëveshjen ta nënshkruaj sot ose më së largu nesër, sepse nuk ka zgjidhje tjetër përveç bërjes së koalicionit, por që kjo nuk duhet të prolongohet më shumë”, shkruan Bahtiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button