Prej 40 ditësh në kontenier, banorët: Nuk ka ujë, do të plasë ndonjë epidemi morri

45 familje që jetojnë prej 40 ditësh në kontenierë Në zonën e Manzës pas tërmetit të 26 nëntorit ankohen për mungesën e ujit dhe të ngrohjes. Ata ankohen se mund të përhapet epidemi, ndërsa kërkojnë zgjidhje nga shteti.

Rreth 40 ditë nga tërmeti i 26 nëntorit, 45 familje në Manëz në Durrës jetojnë ende në kontenier, pavarësisht temperaturave që kanë zbritur nën zore. Duke folur për Ora News, banorët tregojnë për vështirësitë që po hasin prej më shumë se 1 muaj e gjysmë, transmeton OraNews.

Në kontinier ka banorë nga të gjitha moshat ku vështirësia më e madhe e tyrë është ushqimi.

Mungesa e një hapësire për të gatuar i ka detyruar të hanë ushqime të gatshme dhe jo të shëndetshme.

“Nuk jetohet vetëm me ushqim të thatë, bukë me djathë e kos.”

“Asgjë, kemi blerë gjëra të thata. Bukë, molto, kos.”

“Çfarë të bëjmë ne tani? Na bëri Zoti para.”

Furnizimi me ujë vetëm 2 orë në ditë po ua vështirëson edhe më tej jetesën.

“Një orë ujë.”

“Nuk kam ujë të rrjedhshëm as me la duart.”

Madje sipas tyre, mungesa e ujit shumë shpejt do të përhapë ndonjë epidemi të parazitëve.

“Nuk ke gatuan. Nuk ke ku lan, ku shpërlan. Do të plasë ndonjë epidemi morri. Janë kushte tepër të vështira.”

Banorët të cilët jetojnë në këto kontinierë ankohen dhe për kondicionerët e vendosur, të cilët nuk janë në funksion.

Jetesa në kontenierë në këto ditë të ftohta është bërë edhe më e vështirë ndaj apeli i tyre është një zgjidhje nga shteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button