Hajduti duke ikur para ndjekësve ka kërcyer në Vardar, por ka filluar të kërkojë ndihmë

Hajduti kishte vjedhë para nga një kasap në qendër të Velesit dhe pasi e kishin zbuluar duke ikur, kishte kërcyer në Vardar, por ka kërkuar ndihmë që të mos mbytet. Kjo ka ndodhur të premten në mbrëmje, ndërsa policia ka konfirmuar se hajduti A. K. (45) është kapur dhe çështja është pastruar, transmeton SDK.

Sipas dëshmitarëve, të cilët kanë marrë pjesë në kapjen e hajdutit, gjithçka kishte qenë si në film.

“Kasapi ishte jashtë dyqanit, ndërsa një person hyri brenda dhe së shpejti doli jashtë. Kur punonjësi e pyeti diçka dhe u përpoq ta ndalonte, ai filloi të ikë. Iku vrap përmbi rampën hekurudhore në afërsi, ndërsa ndjekja u zhvillua nëpër lagjen Oborret. Nëpërmjet një sokaku, ai arriti deri te Vardari dhe kërceu në lumë”, thotë një dëshmitar okular.

Hajduti duke ikur shpejt kishte arritur te Ura e Vogël, por për shkak të ujit të ftohtë në Vardar ka filluar të kërkojë ndihmë. Një dëshmitar tjetër që kishte qenë te ura tregon se çfarë kishte ndodhur atje.

“Dëgjova britmë ‘ndihmë, ndihmë’. Në errësira nuk shihej se kush dhe ku ishte, por zëri vinte nga lumi. E dëgjoi një kalimtar tjetër dhe zbriti në breg, ky deshi të hidhej për ta nxjerrë jashtë, por personi që po mbytej ishte afër por  kalimtari ia zgjati një dërrase për ndihmë, të cilën ai e kapi dhe doli në breg”, tha dëshmitari okular.

Aty veç më kishte qenë policia dhe ekipi i Ndihmës së shpejtë dhe mjeku kujdestar i kishte dhënë ndihmën e parë. Dëshmitarët pohojnë se hajduti i arratisur ishte person i fuqishëm muskulor. Nga MPB thonë se çështja është pastruar, pa shumë detaje.

“Më 03.01.2020 në orën 19.05 në SPB Veles T. K. (45) nga Velesi, i punësuar në dyqan në rr. Strasho Pinxhur në Veles ka raportuar se rreth orës 18.30 një person kishte hyrë në objekt dhe kishte marrë para. Pas masave të ndërmarra nga punonjësit e policisë nga SPB Veles, u gjet A. K. (45), me të u zhvillua një bisedë dhe çështja u pastrua”, ka njoftuar MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button