Kallëzim penal për dy shkupjanë dhe një qytetar nga Shqipëria

Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se SPB – Shtip ka ngritur kallëzim penal kundër tre personave, transmeton Portalb.mk.

Qytetari 55 vjeç nga Shqipëria, është zyrtar në një kompani nga Shqipëria me seli në Shkup. Shkupjani 33 vjeç B.A. është i punësuar në Inspektoratin shtetëror të tregut në Shkup, ndërsa shkupjani tjetër është 66 vjeçari N.F.

Ata dyshohen për kryerjen e dy veprave penale, duke shkaktuar dëme materiale në vlerë prej 21,269,755 denarëve.

Këto keqpërdorime vijnë si rezultat i mosrealizimit në formë të duhur të një marrëveshjeje të arritur në vitin 2017 dhe 2018 ndërmjet V.P. dhe ndërmarrjes Sh.A. MEPSO për rekonstruktimin e largpërçuesit 110KW.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button