Afganistan, 4 të vrarë gjatë një sulmi të talebanëve

Së paku katër pjesëtarë të forcave të sigurisë të Afganistanit janë vrarë gjatë sulmit të talebanëve mbi një stacion të policisë në krahinën Frayab, në veri të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i policisë në Faryab, Abdul Kerim Yuris, konfirmoi për mediat se talebanët sulmuan stacionin policor në Bicirag, pas të cilit erdhi deri te shkëmbimi me armë zjarri.

Yuris shtoi se gjatë përleshjeve humbën jetën së paku katër pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur.

Po ashtu theksoi se janë vrarë edhe tre militantë talebanë, ndërsa së paku katër të tjerë janë plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button