Turqi, fituesi i 11.7 milionë dollarëve të lotarisë nuk u paraqit

 Lotaria Kombëtare e Turqisë ka anuluar lotarinë speciale të Vitit të Ri nga viti 2018 me vlerë prej madje 70 milionë lira turke (11.7 milionë dollarë) pasi fituesi fatlum nuk u paraqit brenda afatit të përcaktuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Lotaria Kombëtare e Turqisë tha se kanë anuluar fitoren nën numrin 7615536 sepse fituesi nuk u paraqit brenda kohës së përcaktuar.

Ata deklaruan se fituesi me fat i këtij shpërblimi nuk ka më të drejtë të ngre fitimet e Vitit të Ri nga viti 2019.

Sipas ligjit turk, shuma tani do të transferohet në thesarin shtetëror dhe do të përdoret për shërbime publike.

Lotaria speciale e Vitit të Ri të Turqisë për vitin 2019 është 80 milionë lira turke (13.8 milionë dollarë), dhe shorti do të mbahet sonte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button