U nënshkrua Marrëveshja kolektive në kulturë nga Ministria dhe Sindikata

Hysni Ismaili, ministri i Kulturës e finalizoi Marrëveshjen kolektive për kulturë pas harmonizimit të qëndrimit me dy sindikatat, transmeton Portalb.mk.

Ky sukses i Ministrisë së Kulturës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të rezultojë në avancimin e të drejtave të punonjësve në kulturë, do të sjellë barazi në grupimin e vendeve të punës, valorizim të drejtë të punës së të gjithë punonjësve, realizimin e të drejtave të shtesave të rrogave, parandalimin e abuzimit të punonjësve në kulturë, selektivitet dhe favorizim në përcaktimin e të drejtave të marrëdhënies së punës dhe rregullimin e çështjeve të tjera përkatëse të marrëdhënies së punës.

“Duke i marrë parasysh mjetet buxhetore të Ministrisë së Kulturës për vitin 2020, Ministria dhe Qeveria kanë propozuar që dispozitat në lidhje me përcaktimin e koeficientëve për punonjësit e kulturës të fillojnë të zbatohen më së voni deri më 1.07.2020. Në periudhën në vijim, anëtarësia e të dyja sindikatave duhet të shpreh zyrtarisht mPër zbatimin e Marrëveshjes Kolektive, Qeveria miratoi konkluzion se mjetet e nevojshme për këtë qëllim duhet të sigurohen deri më 1 korrik 2020, kur edhe do të zbatohen koeficientet për punonjësit e kulturës për çka kanë rënë dakord të dy sindikatat përfaqësuese. Së bashku, kjo na ka çuar në këtë sukses të përbashkët, për të cilin i falënderoj edhe një herë të gjitha subjektet që kanë kontribuar në realizimin e tij.”, deklarojnë nga ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button