Daçiç akuzohet se ka blerë mosnjohjet e Kosovës me para armësh

Marinika Tepiç, nënkryetare e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë “SSP” në Serbi ka akuzuar ministrin vendas të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç se ka mbledhur para nga biznesmenë dhe tregtarë armësh për të tërhequr njohjet e Kosovës, shkruan Euronews, transmeton Portalb.mk.

Agjencia BETA raportoi se duke folur në një konferencë për shtyp, Tepiç ka ngritur pyetjen nëse Daçiç “e ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke mbledhur para për “ç’njohjet” e Kosovës nga biznesmenë dhe tregtarë armësh?”.

Tepiç tha se për këtë duhet të jetë në dijeni edhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i cili  duhet të japë përgjigje. Qeveria e Serbisë ka lobuar në vazhdimësi kundër pranimit të Kosovës në Interpol, UNESCO dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button