Ulja e tarifës prej 1.000 në 300 euro – përmbaruesit sot protestojnë

Lista e tarifave për përmbaruesit që e propozon Ministria e Drejtësisë, e cila duhet të gjendet në rend dite në mbledhjen e qeverisë të premten, parashikon që shpërblimi të mos jetë më i madh se 300 euro në vend të 1.000 euro sa është aktualisht. Gjithashtu, Ministria kompetente propozon të bëhet ri programim i borxheve të qytetarëve, të shlyhen kamatat dhe të zvogëlohet ekzekutimi mbi të ardhurat nga një e treta në një e pesta e të ardhurave. Përmbaruesit reagojnë ashpër kundër këtij propozimi dhe ashtu siç kanë paralajmëruar sot po protestojnë sepse puna e tyre nuk do të shpaguhet, njofton Portalb.mk.

Nga Oda e përmbaruesve e kanë konfirmuar se ata po bëjnë grevë njëditore me mbylljen e zyrave të përmbarimit.

Ata kryesisht ankohen për shkak me listën u zvogëlohet shpërblimi i tyre maksimal nga 1.000 në 300 euro, të cilat mund t’i arkëtojnë gjatë ekzekutimit të përmbarimeve nga llogaria e qytetarëve.

“Nëse Ministria e Drejtësisë aprovon një ndryshim të Tarifës siç është propozuar, pa mendim pozitiv nga Kuvendi i Odës së përmbaruesve, përmbaruesit përgjithmonë do të ndërpresin punën duke filluar nga data e publikimit të Tarifës së ndryshuar në Gazetën Zyrtare”, thuhet në vendimin e Odës së përmbaruesve.

Presioni për të arritur drejtësi në përmbarim filloi intensivisht dy vjet më parë kur shoqatat civile dhe shoqatat e luftëtarëve për drejtësisë sociale e kundërshtuan publikisht Odën e përmbaruesve, duke raportuar raste që tregojnë dallime astronomike mes bazës dhe kamatave që qytetarët i kanë paguar. Para do kohe Oda e përmbaruesve në konferencë për shtyp paralajmëroi ditë të hapur me qytetarët dhe se ata kinse kanë qasje në çështjet dhe t’ju ndihmojnë qytetarëve për të paguar borxhet e tyre.

Organizatat civile para do kohe kërkuan nga Qeveria që të ndalojë përmbarimin me forcë, të rishikohet puna e përmbaruesve, noterëve dhe kreditorëve, kthimin e punës së përmbarimit në gjykata, si dhe përcaktimin e borxhit real dhe joreal. Organizata joformale “Stop për përmbaruesit“ në protestën e javës kaluar bëri thirrje për ndërpritet bllokimi i llogarive, gjë qe e ka vlerësuar të paligjshme, antikushtetuese dhe në kundërshtim me Deklaratën e të drejtave të njeriut dhe kërkoi veting të përmbaruesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button