Kompania Boeing e shkarkoi shefin e saj

Kompania e aeroplanëve, Boeing, ka shkarkuar shefin e saj ekzekutiv, Dennis Muilenburg, teksa bordi i drejtorëve ka thënë se ky hap është “i domosdoshëm për të rikthyer besimin” në këtë kompani.

David Calhoun, një nga zyrtarët e lartë në këtë bord, do ta drejtojë kompaninë nga 13 janari.

Muilenburg është përballur me thirrje për t’u larguar, pasi nga rrëzimi i dy aeroplanëve të kësaj kompanie, 737 Max, kanë humbur jetën qindra persona muaj më parë, transmeton REL.

Ky lloj i aeroplanëve, që ka qenë në mesin e më të shiturve brenda kompanisë, nuk është përdorur më nga kompanitë ajrore nga muaji mars.

Javën e kaluar, Boeing ka thënë se do të ndalojë prodhimin e aeroplanëve, derisa regullatorët të certifikojnë sigurinë e aeroplanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button