Champions, Malaga dhe Porto kualifikohen më tej (VIDEO)

Kryesuesit e grupit C, Malaga, barazoi 1-1 me Milan, ndërsa Porto mori gjithashtu një pikë ndaj Dynamo Kiev në Grupin A, teksa të dy këto ekipe sigurojnë kualifikimin nga grupi, kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje për t’u luajtur.

Barazimi i vonshëm i Real Madrid ndaj Borussia Dortmund në grupin D, ku ndodhet edhe Manchester City, do të thotë se kampionët gjermanë do të duhet të presin ende për t’u kualifikuar.

Ndryshe nga ata, kampionët e Anglisë rrezikojnë seriozisht eliminimin në fazën me grupe, ashtu siç ndodhi edhe vitin e kaluar.

Olympiakos gjendet tashmë 1 pikë larg Arsenal, pasi mposhti Montpellier 3-1 në Greqi. Kjo humbje për francezët i ka nxjerrë përfundimisht nga gara, ndërsa ndjek Dinamo Zagreb, pas humbjes 4-0 me Paris Saint-Germain në Francë.

Lajme të ngjashme

Back to top button