Amnistia për 100-vjetorin, Komisioni i Ligjeve e miraton në parim

Komisioni i Ligjeve miratoi dje në parim projektligjin “Për dhënie amnistie”, një nismë e ndërmarrë nga Ministria e Drejtësisë, në kuadër të 100- vjetorit të Pavarësisë. Mësohet se mazhoranca dhe opozita kanë votuar në parim këtë pr/ligj.

Drejtoresha e Kodifikimit në këtë ministri, Marsida Xhaferllari, duke prezantuar draftin para deputetëve, tha se ai udhëhiqet nga parimet e humanizmit, rrezikshmërisë së ulët të personave që amnistohen, si dhe mbrojtjes së interesit publik.

Nga amnistia, sipas saj, do të përfitojnë të gjithë personat e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për vepra penale me rrezikshmëri shoqërore të ulët apo për kategori të caktuara të personave të dënuar.

Qëllimi i p/ligjit është të përjashtojë nga ndjekja penale, nga vuajtja tërësisht ose pjesërisht e dënimit ose të bëjë zëvendësimin e dënimit me një lloj dënimi më të butë për të gjithë personat që plotësojnë kriteret sipas dispozitave të këtij ligji.

Lajme të ngjashme

Back to top button