Ministri, ajri i ndotur dhe njeriu i drejtë (VIDEO)

Të rinjtë e Çe Team TV, vazhduan me publikimin e serialit të ri me video të shkurta. Tema e videos së dytë ka të bëjë me ndotjen e ajrit dhe se çfarë masa merren për ta parandaluar atë, njofton Portalb.mk.

  • Të gjitha videot nga Çe Team TV mund t’i shihni: KËTU

Përndryshe, në periudhën kur ndotja e ajrit është top temë në shtet, të dhënat më të reja të Entit shtetëror për statistikë zbulojnë që më së paku para investohen për përballjen me këtë problem, si dhe më së paku tatime inkasohen në këtë bazë.

Ekspertët për statistikë kanë përllogaritur sa është pjesëmarrja e shpenzimeve të caktuara për mbrojtjen e mjedisit jetësor në investimet dhe shpenzimet e përgjithshme për këtë dedikim.

Në vitin 2018, më e madhe është pjesëmarrja e shpenzimeve për menaxhim me hedhurina (64,2 përqind), e pastaj pjesëmarrja e shpenzimeve për aktivitete arsimore, edukative e tjera të ngjashme (9,7 përqind) dhe shpenzimet për mbrojtje të ajrit (2,1 përqind).

“Për t’u zvogëluar ndotja e ajrit, i domosdoshëm është bashkëpunim dhe aksion i koordinuar në nivel ndërkombëtar, nacional dhe lokal, si dhe koordinim me politikat që kanë të bëjnë me fushat tjera të mjedisit jetësor. Gjithashtu, nevojitet ngritje e vetëdijes publike për ajër të pastër dhe sigurim të mjeteve financiare për aplikim të masave të përkufizuara në planet dhe programet e përgatitura në nivel lokal dhe nacional, si dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Vetëm me kontribut personal të secilit qytetar për mbrojtjen e ajrit dhe implementim të masave të përkufizuara në nivel nacional dhe lokal mund të pritet të reduktohen substancat ndotëse në ajër dhe të përmirësohet cilësia e tij”, sugjerojnë nga ESHS në publikimin e tyre “Statistika për mjedisin jetësor 2019”.

LEXO: Shkup, nxënësit protestuan kundër ndotjes së ajrit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button