Lazio ‘superekipi’ i Italisë, Strakosha e Tare festojnë Superkupën
Në fundin e finales së Superkupës së Italisë në mes të Juventusit dhe Lazios, u shënua edhe goli i katërt në këtë takim, transmeton KlanKosova.
Romakët krijuan epërsi prej 3 me 1 ndaj “Zonjës së vjetër”.
Goditjen e fundit ia dha Danilo Cataldi në minutën e 90-të, pas një ekzekutimi brilliant të goditjes së lirë.
Kështu Lazio është fitues i Superkupës së Italisë.
Lazio e zhbllokoi takimin që në minutën e 16-të me Luis Alberton, por Paulo Dybala ktheu baraspeshën (Strakosha fillimisht ndali goditjen e Ronaldos) në rezultat në fund të pjesës së parë. Në momentin më të mirë të Juventusit, Lulic i dha për herë të dytë epërsinë Lazios, ndërsa në sekondat e fundit të lojës Cataldi realizoi një supergol nga goditja e lirë, që i dha fundit ankthit të lacialëve, me festën që ishte për ta. Meritë të veçantë në këtë sukses të skuadrës kryeqytetase ka drejtori sportiv Igli Tare, që ka ka ditur të afrojë me pak para lojtarë që janë rritur shumë, duke fituar trofe dhe sjellë të ardhura klubit.