“Ekonomist”: RMV mes vendeve që kanë dhënë më shumë arsye për lumturi dhe optimizëm në vitin 2019

Në artikullin nga “Ekonomist” me titull “Cili komb ka përparuar më shumë në vitin 2019”, Maqedonia e Veriut, Sudani dhe Zelanda e Re janë renditur si vendet që kanë bërë përparimin më të madh gjatë vitit të kaluar, ndërsa fituesi i këtij viti është Uzbekistani, vendi për të cilin gazeta thotë se e ka ndërpre skllavërinë, transmeton Portalb.mk.

“Ekonomist” e paraqet vendin tonë si mbresëlënës për shkak të ndryshimit të emrit, me qëllim të promovimi të paqes në fqinjësi.

“Greqia e kundërshtonte emrin e mëparshëm të vendit, Maqedonia, për shkak të rajonit grek me të njëjtin emër. Këmbëngulja e Greqisë e ka ndaluar Maqedoninë të aderojë në NATO dhe të fillojnë negociatat me Bashkimin Evropian. Ashtu, ligjvënësit në Shkup e gëlltitën krenarinë dhe votuan për të ndryshuar emrin e vendit. Votimi u zhvillua në shkurt të këtij viti. Marrëdhëniet me Greqinë tani janë shumë më të ngrohta. Burimi i mosmarrëveshjes tani është shmangur nga rajoni i paqëndrueshëm. Maqedonia e Veriut është drejt rrugës për anëtarësim të plotë në NATO. Fatkeqësisht, Emanuel Makron, presidenti i Francës (vendi i vitit në vitin 2017) e bllokoi kandidaturën për në BE, nga frika se anëtarësimi i një vendi tjetër ballkanik në klub do të shqetësojë votuesit francezë”, shkruan “The Economist”.

Fituesi i këtij viti është Uzbekistani, vend që nën udhëheqjen e Shavkat Miromonoviç, siç thekson gazeta, ka zbatuar reforma të rëndësishme duke shfuqizuar kampet dhe burgjet e  punës, e ka lejuar hyrjen e gazetarëve të huaj dhe e rriti luftën kundër korrupsionit.

“The Economist” vlerëson se Uzbekistani ka ende rrugë të gjatë për të kaluar në demokraci të plotë, por asnjë vend tjetër nuk ka përparuar më shumë se ky shtet në vitin 2019.

Sipas gazetës, Zelanda e Re gjithashtu meriton një nder për shkak të përgjigjes së kryeministrit Xhasinda Ardern në xhaminë Krajstçërç, me ç’rast ajo doli në publik me shami dhe tha se sulmi mbi myslimanët ishte sulm ndaj të gjithë banorëve të Zelandës së Re, e pas kësaj qeveria e saj i ndaloi armët gjysmë-automatike dhe bleu mijëra copë armë prej publikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button