Përleshje mes tifozëve të PSG dhe Dinamo Zagreb në Paris (VIDEO)

Sipas policisë një tifoz i Dinamos është lënduar rëndë, ndërsa 24 pjesëmarrës tjerë në përleshje janë arrestuar. Rrahja ka ndodhur disa minuta para mesnatës. Sipas informatave të para, të dy grupet janë marrë vesh prej më herët që të masin forcat.

Klubin nga kryeqyteti francez PSG e përkrahin shumë serbë lokal. Sipas të gjitha gjasave, pikërisht grupacioni serb që përkrah PSG ka qenë aktor në përleshjen me kroatët e Dinamo Zagrebit.

Ndeshja mes PSG dhe Dinamo Zagreb zhvillohet sonte. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button