Kthehen vauçerët për kompjuterë

Ministri për shoqëri informative dhe administratë Ivo Ivanovski dhe rektori i Universitetit “Kirili dhe Metodi” Velimir Stojkovski si pjesë e fundit e paketës qeveritare masa ekonomike sociale, sot do t’i ndajnë vauçerët e parë me vlerë për blerjen e kompjuterëve për studentët me nevoja të posaçme sociale.

Vauçerët janë me vlerë prej 15.500 denarëve. Qëllimi i projektit është përmirësimi i arsimimit të studentëve dhe ndihma e drejtpërdrejtë për IT kompanitë.

Qeveria deri tash ka ndarë vauçera për blerjen e kompjuterëve dy herë. Vauçer për atë qëllim deri tash kanë marrë 12.000 studentë gjatë shpërndarjes së parë dhe 10.500 gjatë shpërndarjes së dytë.

Lajme të ngjashme

Back to top button