Kush janë favoritët e Kënga Magjike 2012? (VIDEO)

Edhe disa ditë do të mbahen netët gjysmëfinale të festivalit prej më të mëdhenjve të muzikës moderne shqiptare, “Kënga Magjike”. Ky vit do të jetë i veçantë, pasi ende pa hyrë në fazat vendimtare ka këngë që gëzojnë epitetin e favoritit.

Një prej këngëve më të dëgjuara të kohës është “Ngjyra e Kuqe”, një bashkëpunim unik i Adrian Gaxhës dhe djaloshit Florianit, që është klikuar qindra mijëra herë në internet, por është kritikuar për cilësinë nga profesionistët e muzikës. Pa dyshim, sytë e të gjithëve pritet të jenë në këtë këngë, e cila sipas shumë njerëzve do ta fitojë këtë edicion të “Kënga Magjike”.

Me balada jo të gjithë preferojnë të konkurrojnë nëpër festivale. Sidoqoftë, kjo nuk ishte problem aspak për Adelina Eminin. Një punë profesionale nga Darko Dimitrov dhe Big Basta ka bërë që Adelina Emini të jetë një prej favoriteve kryesore për çmimin e madh dhe për çmimin për baladën më të mirë me këngën “Në Përvjetor”. Fakti që është këngë shumë e dëgjuar nëpër radio dhe që ka pushtuar top listat kosovare, vetëm sa do të rrisë presionin te organizatorët para netëve vendimtare.

Alban Skënderaj si zakonisht vjen i frikshëm. Kësaj radhe kënga e titulluar “Refuzoj” cilësohet nga mediat shqiptare si favorite kryesore për ta fituar Këngën Magjike, për shkak të kategorisë së rëndë që përfaqëson. Është favorit për çmimin e madh dhe për çmime tjera, ashtu sikurse dhe për çmimin e internetit pasi kënga tashmë është pritur mirë nga publiku.

Lajme të ngjashme

Back to top button