RMV, komunat do t’i ndajnë subvencionet për invertorë në 10.000 amvisëri

Vetëqeverisjet lokale në Shkup, Tetovë, Kërçovë dhe Manastir do të jenë të obliguara për ndarjen e subvencioneve për blerjen e klimave invertor në 10.000 amvisëri në vend. Qeveria në seancën e djeshme i ka miratuar ndryshimet e Programit për zvogëlim të ndotjes së ajrit për vitin 2019, me të cilën janë ndarë 12 milionë euro për disa qëllime, informojnë nga Qeveria, njofton Portalb.mk.

Në vend që mjetet t’i shpërndajë Elektranat e Maqedonisë së Veriut, komunat do t’i ndajnë subvencionet në lartësi prej rreth 10 milionë euro për ndërrim të trupave ngrohës të cilat shfrytëzojnë karburante fosile që e ndotin ajrin në këto 4 qytete. Komunat e përmendura duhet që të shpallin thirrje për paraqitjen e amvisërive për shfrytëzim të këtyre subvencioneve.

Mjetet tjera nga programi i këtij viti për zvogëlimin e ndotjes së ajrit do të zëvendësohen për ndërrimin e sistemit ndotës në objektet publike, por edhe për furnizimin e pajisjeve për efikasitet energjetik dhe krijim të hapësirave të reja të gjelbra në qytete.

Shkupit, Tetova, Kërçova dhe Manastiri janë të zgjedhura si katër komunat ku ka probleme më të mëdha me ndotjen e ajrit për momentin. Përparësi gjatë ndarjes së mjeteve do t’u ndahen atyre amvisërive që kanë të ardhura mujore deri në 30.000 denarë, dhe ngrohen me furra të druve ose naftë. Me projektin qeveritar duhet që të përfshihen 5.200 amvisëri nga Shkupi, 2.500 nga Manastiri, 1.500 nga Tetova dhe 800 nga Kërçova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button