741 milionë denarë subvencionim të sistemit për ngrohje në objekte publike dhe shtëpi

Në Seancën e 171-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, një nga vendimet që u morën ishte edhe subvencionimi i sistemit të ngordhjes nëpër objekte, si masë kundër ndotjes së ajrit, transmeton Portalb.mk.

“Në këtë Seancë janë sjellë ndryshimet në Programin për zvogëlimin e ndotësve të ajrit për vitin 2019-të, duke u ndarë 741 milionë denarë për ndërrimin e sistemit ndotëse për ngrohje në objektet publike si dhe në shtëpi, si dhe për furnizimin me energji efikase dhe krijimin e sipërfaqeve të reja urbane të gjelbra”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Ndër të tjera, nga Qeveria informojnë se 620 milion denarët e kësaj  vlere, do të ndahen për qytetin e Shkupit, Manastirit, Tetovës dhe Kërçovës, për realizimin e fazës së dytë të projektit për furnizimin e 10 mijë shtëpive me inverter klime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button