Nesër do të takohet Komiteti parlamentar i RMV-së dhe BE-së, ky është ekipi i plotë

Nesër dhe pasnesër në Parlamentin Evropian në Strasburg, do të takohen për të 17-ën herë Komiteti i përzier i Parlamentit të RMV-së dhe BE-së, transmeton Portalb.mk.

Sonja Mirakovska e udhëheqë ekipin e RMV-së, që përbëhet nga: Betian Kitev, Zhaklina Lazarevska, Nikolla Poposki, Shpresa Hadri, Ivana Tufegxhiq, Ivana Stoilkoviq dhe Meral Uzeiri Ferati.

Në këtë takim pritet shkëmbimi i mendimeve për marrëdhëniet ndërmjet RMV-së dhe BE-së. Këtu përfshihet sundimi i ligjit, reformat në gjyqësor, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe reformat zgjedhore.

Në përfundim, do të miratohet Rekomandimi që ju drejtohet institucioneve të RMV-së dhe BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button