Barça synon thyerjen e rekordit të Realit

121 golat e shënuar nga Reali i Madridit sezonin e kaluar ishin një rekord më vete sa u përket finalizimeve gjatë një kampionati në futbollin spanjoll.

Los Blankos thyen rekordin e mërpashëm që mbahej nga vetë ata, në kohën kur skuadra drejtohej nga Toshak në vitin 1990, si dhe iu afruan rekordit absolut në Europë, që mbahet nga ekipi anglez i Aston Vilës me 128 gola të shënuar në vitin e largët 1930.

Skuadra e Zhoze Mourinjos në javën e 10 të Primera Divizion të sezonit të kaluar kishte shënuar 32 gola, e njëjta shifër e realizuar edhe Barcelona e Guardiolës, por që në fund u ndal në shifrën 114 golave.

Këtë vit Barça e Tito Vilanovës ka arritur të njëjtën shifër në javën e 10 dhe ka mundësinë ta thyejë ose të paktën ta barazojë rekordin historik të Los Blankos. Një mesatare 3.2 gola në ndeshje do t’i lejojë blaugranat, sigurisht nëse matematika funksionin edhe në futboll, të arrijnë në kuotën e 121 golave, pra të barazojnë rekordin e Realit. Ritmi i shfrenuar me të cilën Barcelona e ka nisur këtë sezon, me një rekord historik prej 9 fitoresh në 10 javët e para, ku vetëm Lionel Mesi ka shënuar 13 gola, është një e sinjal, që të kujton shprehjen aq shumë të përdorur në botën e sportit: “Rekordet janë bërë për t’u thyer”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button