Fëmija 3 vjeç shqyhet nga hienat në kopsht zoologjik

Një fëmijë trevjeçar humbi jetën pas rënies në hapësirën e rrethuar për qentë – hiena, në kopshtin zoologjik të qytetit Pittsburgh.

Djali ra në territorin e rrethuar për qentë – hiena nga një lartësi tre metra, duke u përkulur mbi gardh, në të cilin fëmijën e ndihmoi të ngjitej nëna e tij, në mënyrë që ai të shihte më mirë kafshët.

Bashkëpunëtorët e kopshtit zoologjik pas rënies së fëmijës arritën të përzënë nga territori i rrethuar për qentë – hiena 10 nga kafshët, ndërkohë që mbi njërën prej tyre u detyruan të qëllonin me armë. Sipas fjalëve të një përfaqësuesi të kopshtit zoologjik, u duk qartë që qentë sulmuan fëmijën, por mbetet ende e paqartë se çfarë e shkaktoi vdekjen e djalit: sulmi apo dëmtimet e shkaktuara nga rënia prej lartësisë 3 metra./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button