Gostivar, vazhdon gjykimi kundër policit vrasës

Në Gjykatën themelore të Gostivarit sot pritet të vazhdojë procesi gjyqësor kundër policit Jakim Trifunovski, për vrasjen e dy të rinjve shqiptarë në shkurt të këtij viti në Gostivar.

Në seancën e fundit, që ishte e para e fillimit të këtij procesi, polici vrasës Trifunovski është mbrojtur me pohimet e tij se ai kishte shtënë me armë në vetëmbrojtje dhe për të mbrojtur vajzën e tij të mitur që ishte nën shoqërimin e tij, në momentin e zënkës.

Katër dëshmitarë të tjerë kanë dhënë versionet e tyre të dëshmisë, duke nënvizuar se ka pasur zënkë midis policit dhe dy të rinjve, dhe që më pas ka pasuar vrasja e tyre.

Në seancën e sotme pritet të prezantohen dëshmi materiale, ndërsa prokuroria ka kërkuar që të dëshmojë edhe vajza minorenë 6 vjeçare, e cila ka qenë dëshmitare e vrasjes. Por, mbrojtja ka kundërshtuar një vendim të tillë. Në shkurtin e këtij nga polici Trifunovski u vranë dy të rinjtë shqiptarë Besnik Shehapi dhe Imran Mehmeti./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button