Shpërthen bombola me gaz në një ndërtesë në Çair, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar, pasi në një podrum të një ndërtese në Xhon Kenedi në lagjen Çair të Shkupit ka shpërthyer një bombolë me gaz, njoftojnë nga MPB.

Të dielën pasdite, rreth orës 16.30 shtatëdhjetë e katër vjeçari M.K. zbriti në podrumin e ndërtesës për ta pastruar atë, e pasiqë ishte ftohtë, ai lëshoi bombolën me gaz për t’u ngrohur. 

Por, bombola shpërtheu, me çka M.K. përfitoi lëndime të rënda, ndërsa është lënduar edhe pastruesja pesëdhjetë vjeçare e cila e mirëmbante ndërtesën. Dy të lënduarit janë bartur në spitalin e qytetit të Shkupit./Portalb   

Lajme të ngjashme

Back to top button