Mlladenov kushtëzon: Të korigjohen librat e historisë

Qeveria e Shkupit të fillojë me rishikimin e librave të historisë të cilat e paraqesin Bullgarinë si okupatore e Maqedonisë së Pirinit.

Kjo është kërkesa që ka bërë ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Nikollaj Mlladenov, gjatë një prononcimi për “Darik Radio”.

Mlladenov thotë se të gjitha temat e hapura me Shkupin, janë diskutuar në takimin që ka pasur ai me homologun Nikolla Poposki në New York, dhe se tani nuk ka më çfarë të debatohet në publik.

“Na duhen rezultate. Maqedonia llogarit në mbështetjen e Bullgarisë për anëtarësimin e saj në BE. Kjo mbështetje, varet gjithashtu nga Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoni, për të cilin do të diskutohet dhe vendoset pas një muaji e gjysmë (dhjetor). Megjithatë, është kristal e qartë se është e pamundur që të zëvendësohen librat për këtë periudhë”, ka theksuar Mlladenov.

Ai ka qenë decid se e ardhmja e Maqedonisë është BE-ja, porse paraprakisht, duhet zgjidhur problemet mes të dy shteteve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button