Kosova luan në Shkup, “play off” me Maqedoninë e Veriut

Në këtë arenë, Reali i Madridit dhe Mancester Junaitid diskutuan Superkupën e Europës në vitin 2017, ndërsa ceremonia mbresëlënëse e hapjes nën tingujt e “Coldplay” ekzaltoi shikuesit.

Në të njëjtin vend, Kosova do të përballet me Maqedoninë e Veriut në ndeshjen më të rëndësishme që prej hyrjes në UEFA dhe FIFA, transmeton Top Channel.

Sfida gjysmëfinale e Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, do të zhvillohet në Shkup.  Përkundër zërave të shumtë se ky duel, mund të zhvillohet në Strumicë për shkak të frikës së mbushjes së stadiumit me shqiptarë, Play Off i Euro 2020, do të jetë në kryeqytet.

Impianti që këtë vit mori emrin e popstar-it maqedonas Toshe Proeski, është shtëpia e skuadrave të Vardarit dhe Rabotniçkit që militojnë në ligën e parë vendase. Stadiumi ka një kapacitet prej 36 mijë e 460 vendesh dhe pritet të mos ketë asnjë vend të lirë, veç kordonit të sigurisë në përballjen me shumë rëndësi në 26 Mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button