“Mos u bëj mbeturinë”, të shtunën kryeministri me administratorët do të pastrojnë Shkupin

Aksion për pastrimin e 20 lokacioneve në Shkup në të cilin do të përfshihen të punësuarit në sektorin publik do të mbahet të shtunën dhe në këtë mënyrë do të punohet dita që ishte ditë jopune këtë vit, 2 janari.

Siç informoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski në konferencën e sotme për shtyp në çdo lokacion do të sigurohen ekipe të ndërmarrjeve publike të qytetit, shërbime përkatëse profesionale dhe mjete që do t’u ndihmojnë njerëzve të cilët do të pastrojnë.

Lokacionet në të cilat do të zhvillohet aksioni janë liqeni Treska në Saraj, Akvedukti “QS “Boris Trajkovski”, Kalaja, Muzeu i Artit Bashkëkohor, kazerma “Ilinden”, bulevardi jugor “Bihaqka”, shkolla shtetërore për kulturë fizike “Metodija Mitevski Brico”, stacioni hekurudhor dhe i autobusëve, rruga “Xhon Kenedi”, afër Kuvendit, e gjithë rruga “Maqedonija”, QKM dhe TVM, kazerma “Goce Dellçev”, rruga “Derid Bajram”, rruga “Aleksandar Urdarevski”, Spitali i Evropian i syrit, rruga “Industriska” në Gazi Babë dhe i gjithë bregu u lumit Vardar.

Mançevski theksoi se për zbatim të suksesshëm të aksionit do të angazhohen udhëheqësit e institucioneve, gjegjësisht kryeministri, ministrat, kryetarët e komunave dhe drejtorët e institucioneve që do të jenë të pranishëm në këto lokacione, ndërsa Qyteti i Shkupit në mënyrë shtesë ka siguruar edhe mekanizëm përkatës për lokacione të caktuara.

Deri te lokacionet që ndodhen pak më larg qendrës së qytetit veçanërisht Akuadukti dhe Saraji, NQP ka siguruar edhe transport. Të gjithë të cilët janë përfshirë në aksion është  siguruar pajisje gjegjësisht doreza mbrojtëse dhe thasë.

Irena Ristiq – Nisma “Mos u bëj mbeturinë” dhe ministri Damjan Mançevski

Aksionin, informon Mançevski, e ndihmoi Zyra e BE-së në Shkup dhe ambasadori Samuel Zhbogar, duke shtuar se qëllimi kryesor krahas kësaj që do të pastrohet para së gjithash është ngritja e vetëdijes te qytetarët.

Përfaqësuesja e shoqatës civile “Mos u bëj mbeturinë”, Irena Ristiq konsideron se duhet të punohet në atë që të edukohen fëmijët, ndërsa të rriturit të ndëshkohen, sepse, siç thotë, “është pak vonë të edukohen” dhe konsideron se ndëshkimet do të kryejnë punë.

“Këtë që duhet ta mësojmë për fillim, disa hapa foshnjash për fat të keq, është se zhardinjerët nuk kanë shporta për mbeturina, se gjethet e mbledhura  nëpër rrugë nuk janë ftesë ta hidhni atë që nuk ju duhet mbi to, se shkurret gjithashtu kjo është fenomenale pse njerëzit i mbushin shkurret me mbeturina, këtë asnjëherë nuk do ta kuptoj”, tha Ristiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button