Zaev, Xhaferi dhe Shekerinska i panë për së afërmi kapacitetet e forcave ajrore dhe detare të SHBA-ve dhe NATO-s

Kryeministri i vendit Zoran Zaev, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi u takuan me admiralin Xhejms Fogo, komandant i forcave detare amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i Forcave të bashkuara aleate të NATO-s në Napoli.

“Kjo ishte një mundësi që nga afër të përjetohen aftësitë impresionuese ushtarake të forcave detare të SHBA-së, të cilët u shërbejnë qytetarëve amerikanë por edhe të gjithë qytetarëve të vendeve anëtare të Aleancës së NATO-s. Po bëhemi pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake të sigurisë dhe asaj politike të botës dhe në historinë e civilizimit njerëzor”, tha Zaev.

Zaev, Xhaferi, Shekerinska
Foto nga vizita

Zaev shtoi më tej se Maqedonia e Veriut i takon sistemit më të fuqishëm të sigurisë kolektive.

“Vendet më të fuqishme në botë janë aleatë tanë, ndërsa Maqedonia e Veriut është anëtarja e 30-të e plotfuqishme e NATO-s”.

Xhaferi, tha se ishte një mundësi unike të shihen së afërmi kapacitetet e forcave ajrore dhe detare të SHBA-ve dhe të Aleancës së NATO-s, kapacitete në përbërje të të cilave së shpejti do të jenë pjesë edhe kapacitetet e Armatës sonë.

“Ndjenjë përkatësie konkrete në këtë familje të madhe prej tani më 30 anëtarëve, ndjenjë krenarie për rrugën e ecur që dha frutat e sigurisë për vendin tonë dhe për qytetarët tonë. Ne jemi NATO”, tha Xhaferi.

Për takimin u deklarua edhe Shekerinska.

“Kjo ishte mundësi që prej së afërmi të përjetohen kapacitetet impresionuese të forcave ajrore detare të SHBA-së dhe të NATO-s. Po bëhemi anëtarja e 30-të e Aleancës dhe tashmë jemi pjesë e familjes”, shkroi Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button