“Kamelija turs”: Marrim përgjegjësinë dhe obligimin për dëmshpërblimin e udhëtarëve

Ndjejmë përgjegjësi dhe na vjen keq për ngjarjen që ndodhi mbrëmë rrugës për në Kopaonik, tha Ivana Jakimovska, menaxhere e agjencisë turistike “Kamelia turs”, autobusi i së cilës u përmbys në rrugën Bllacë-Prokuple, në vendin Belolin në Serbi.

“Agjencia mori përgjegjësi t’i çojë dhe t’i kthejë udhëtarët. Në këtë rast ne jemi vetëm organizatorë të udhëtim, ndërsa transportues është ‘Amigo kompani’ nga Gjevgjelia. Të gjithë udhëtarët janë kthyer në shtëpi përveç njëri i cili është mbajtur në spitalin e përgjithshëm në Nish. Në autobus kishte 50 udhëtarë  të cilët shfrytëzuan aranzhmanin dyditor. Të gjithë ata do të dëmshpërblehen nga ‘Kamelia turs’ në përputhje me rregullat dhe ligjet maqedonase”, tha Jakimovska për 24 Vesti.

Asnjë nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetë, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Nga Ministria e punëve të brendshme thanë se bilanci i të lënduarve është 26, nga të cilët 18 u ndaluan në shtëpinë e shëndetit në Bllacë dhe të tjerët u dërguan në Prokuple.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button