Capital T flet për njërën nga këngët e tija e cila theu të gjitha barrierat

jë nga këngët më të preferuara të Capital T e gjithashtu edhe e jona është “U bo vonë”, transmeton Prive.

Projekti në fjalë u publikua në nëntor të vitit 2009 e që vazhdon të jetë relevante edhe sot.

E teksa Kapo ka arritur të realizojë disa nga ëndrrat e tij si koncerti madhështor “Time Capsule” që u mbajt në shtator të këtij viti, po punon për të lansuar albumin e tij të katërt me radhë në vitin e ardhshëm, ai ka filluar të rishkel hapat e së kaluarës që e sollën në këtë të ardhme.

Kënga “U bo vonë” thotë ai se ishte një këngë që ka thyer barrierat, i ka jap tjetër rrugëtim karrierës së tij edhe ka ndryshuar jetën e natës në Shqipëri.

https://www.instagram.com/p/B5ulZVwBpQH/?utm_source=ig_embed

“Njo prej kangve t’mia t’preferume nder vite “U BO VONË” kange e cila i ka thy krejt barrierat, i ka jep tjeter rrugtim karrieres tem gjithashtu edhe jetes nates ne Shqiptari si kanga e pare shqipe qe eshte lshu neper klubet e nates ne Shqiperi ne ni kohe kur muzika house ishte ne kulmin e saj e muzika shqipe nuk leshohej fare neper klube e lokale dhe artistet Rumun e kishin pushtu tregun e klubeve me performance. 27.nënt.2009”. – shkruan ai në një postim në Instagram.

Nëse ju bëri nostalgjik ashtu si ne, ridëgjojeni këngën në videon e mëposhtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button