Rihana e irrituar me Rita Orën: Po më kopjon! (FOTO)

Rihana është mjaft e zëmëruar me Rita Orën. Kështu shkruan sot tabloidi britanik The Sun, duke iu referuar burimeve të afërta me këngëtaren nga Barbados.

Nëse në fillimet e saj, Rihana e pëlqente shqiptaren, Rita Ora, edhe pse ajo, sipas saj përpiqej ta kopjonte, tanimë ajo është e irrituar nga fakti që Rita Ora po ndjek gjurmët e saj.

“Rihana është zemëruar kur pa fustanin e Rita Orës në tapetin e kuq të ndarjes së çmimeve Video Music Awards (VMA), një fustan u kuq që ngjante me atë që Rihana kishte veshur në vitin 2010.”-citon burimin The Sun.

Me tej, thuhet se ajo është mërzitur edhe më shumë kur Rita Ora u shfaq ne performancën e saj ne VMA, me një çadër në skenë.

Është koha që Jay Z të ndërhyjë, ose dueli Rihana –Rita Ora sapo ka nisur!

Lajme të ngjashme

Back to top button