Paris, huliganët serbë “sulmojnë” pllakën e Sheshit Skënderbe

Derisa shqiptarët në mbarë botën po festojnë në mënyra të ndryshme 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, grupet ekstremiste serbe në Paris të Francës, kanë “sulmuar” pllakën e Sheshit që mbanë emrin e heroit shqiptar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Mbi këtë pllakë, siç shihet edhe nga fotografia që e ka dërguar një lexues i “Infokusit”, huliganët serbë kanë shkruar simbolin e njohur si kryqi me katër C cirilike (katër S – Samo Sloga Srbina Spasava), që ka domethënien “Vetëm bashkimi shpëton serbët”.

“Grupe huliganësh serbë, të njohur në Paris për disa sulme ndaj Ambasadës së Kosovës, mbrëmë kanë sulmuar edhe pllakën e Sheshit ‘Skenderbeu’. Pllaka e Sheshit që mbanë emrin e heroit kombëtar Skënderbeut, është ngjyrosur me mbishkrimin e parullës serbe me katër C-ja dhe ajo ka mbetur ashtu edhe sot gjatë gjithë ditës. Deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë masë për të pastruar këtë pllakë dhe as nuk kemi njohuri nëse dikush nga përfaqësitë diplomatike shqiptare ka bërë ankesë ose ka denoncuar rastin në polici”, ka thënë ky qytetar i cili jeton në Paris.

Sipas tij, ky akt i ulët i huliganëve serbë, mund të ketë ardhur si “hakmarrje” ndaj shqiptarëve të cilët këto ditë po festojnë 100 vjetorin e shtetit shqiptar me flamuj Kuq e Zi në të gjitha sheshet më të njohura të Parisit.

Sheshi “Skenderbeg” është ndërtuar në vitin 1967, gjatë ndërtimit të unazës së Parisit e cila hapësirë gjendet në Aubervilliers d’Porte. Sheshi merr emrin e saj “ Skenderbeg” në vitin 1978, në përkujtim prijësit shqiptar Gjergj Kastrioti “Skenderbeu”. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button