Rama kërkon mbështetjen e emigrantëve në Greqi për të rrëzuar Berishën

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ndodhet në Athinë për festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë. Së bashku me deputetë të PS dhe kryebashkiak të PS-së, Rama do të marrë pjesë në aktivitetin që zhvillohet paradite në pallatin e sportit, “Sporting” në kryeqytetin grek.

Rama në aktivitetin “Vëmendje e Respekt për Emigracionin” në kuadër të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, tha se kërkon mbështetjen e tyre për të rrëzuar nga pushteti Sali Berishën.

“100 vjet pavarësi në Athinë, mes emigranteve të angazhuar për një Rilindje Shqiptare. Ngri Flamurin edhe në Greqi përmes nismës sonë online!”, shkruan Rama në rrjetin social Tëitter”.

Prej disa ditësh kreu i PS-së ka nisur një tur aktivitetesh për festimin e 100 vjetorit. Ai ka qenë në komunat shqiptare në Serbi në Preshevë, si dhe ka zhvilluar takime në

“Entuziazëm i posaçëm dhe mikpritje e paharrueshme sot për ne që kemi ardhur enkas nga Shqipëria për këtë takim të bukur”, – vijon më tej kryesocialisti.

 Kryesocialisti Rama në vizitën e tij dy ditore (24-25 nëntor) shoqërohet nga kryetarët e bashkive: Fatos Tushe, Lushnjë; Tërmet Peçi, Tepelenë; Flamur Bime, Gjirokastër; Stefan Çipa, Sarandë; Artan Shkëmbi Pogradec; Qazim Sejdini, Elbasan; Niko Peleshi, Korçë dhe deputeti socialist Taulant Balla./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button