Kosovë, Qeveria e shokuar me paraburgosjet për rastin “Kleçka”

Qeveria e Republikës së Kosovës është e befasuar dhe e shokuar me paraburgosjen e të akuzuarve në rastin Kleçka, thuhet në një komunikatë për opinion, që vjen mbi 19 orë pas shqiptimit të masës së paraburgimit nga ana e Gjykatës.

“Qeveria ka mbështetur vazhdimisht institucionet e drejtësisë sipas standardeve të BE-së, edhe në këtë rast që respekton procedurat ligjore, organet e drejtësisë dhe të drejtat e njeriut. Qeveria kërkon që proceset që kanë ndikim në opinion publik dhe të kaluarën e luftës sonë për liri, të jenë transparente përballë institucioneve vendore dhe opinionit publik.

Veprimet e ‘befasishme’ dhe pa një njoftim dhe koordinim me institucionet e Kosovës cenojnë bashkëpunimin.

Qeveria e Republikës së Kosovës beson në luftën e drejtë të UÇK-së, që është bërë sipas normave ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button