Izraeli: Irani dërgon raketa në Rripin e Gazës

Gazeta britanike The Sunday Times raportoi se satelitët izraelitë kanë vërejtur një anije iraniane, e cila bartte raketa dhe armatime të tjera për në Rripin e Gazës.

Raporti thotë se raketat ishin ngarkuar në portin iranian Bandar Abbas, në kohën kur ishte arritur marrëveshja për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe militantëve të Hamasit për ndaljen e luftimeve.

Në raport citohen burime në inteligjencën e Izraelit, që thanë se në anije ka raketa të tipit Fajr-5, të  ngjashme me ato që Hamasi i kishte hedhur në Tel Aviv dhe Jerusalem gjatë luftimeve të fundit, dhe raketa Shahab-3, me rreze të gjatë veprimi, transmeton Rel.

Gazeta britanike citon një burim të mbrojtjes izraelite duke thënë se “pavarësisht nga marrëveshja e armëpushimit, ne do të sulmojmë dhe shkatërrojmë transportin e armatimit në Gaza, atëherë kur ne ta konfirmojmë këtë”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button