Në Shkup vidhet sefi me gjysmë milion euro!

Një sef metalik ku ka pasur rreth 500.000 euro, 50.000 dollarë amerikanë dhe stoli ari, është vjedhur në periudhën ndërmjet të premtes dhe të dielës, në një banesë në rrugën e Bihaçka në Shkup, njoftoi MPB-ja.

Rastin e ka denoncuar të dielën pronari i banesës, 57-vjeçari M.M., duke thënë se në banesë kanë hyrë hajdutë dhe se e kanë marrë sefin.

Dëmi i përgjithshëm vlerësohet në 33.580.000 denarë (545.000 euro), ndërsa në sef ka pasur edhe dokumentacion, njofton MPB-ja.
Policia është në kërkim të autorëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button