I mbijetuari i vetëm i familjes Cara niset me helikopter në Itali

I vetmi i mbijetuari i familjes Cara me 7 anëtarë, Albërt Cara është transportuar për mjekim më të specializuar në Itali, njofton Ora News.

54-vjeçari nga Thumana u nis me helikopter për në Bari të Italisë.

Vlerësimi u bë nga ekipi mjekësor Italian dhe shqiptar të cilët morën vendimin për transportin e 55-vjeçarit.

Kryeministri Rama dhe Ministrja Manastirliu ndoqën nga afër transferimit e Albertit nga spitali i Traumës në aeroportin e Rinasit.

Qeveria italiane, nëpërmjet departamentit të mbrojtjes civile ka ofruar mbështetjen për trajtimin e dy të mbijetuarve.

Dy ditë më parë u transportua drejt Italisë Marlin Shkodra, 30 vjeçari i mbijetuar nga tragjedia e ndodhur në Durrës, i cili po merr trajtim të specializuar në Bari të Italisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button