U prishën katër pallate në Thumanë, vlerësimi në proces edhe në Durrës

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) pas vlerësimit si të pabanueshëm për shkak të dëmtimeve nga tërmeti i 26 Nëntorit, ka prishur 2 pallate pesëkatësh në Thumanë, ndërkohë që është duke u prishur një i tretë dhe pas tij do të prishet edhe një tjetër, njofton ATSH.

IKMT bën të ditur se, po ashtu grupet e ekspertimit janë duke bërë vlerësimet në terren në këtë zonë, rast pas rasti dhe në momentin e vlerësimit të objekteve si të pabanueshëm, atëherë IKMT ndërhyn për prishjen e këtij objekti.

Sipas IKMT-së, një tjetër grup ekspertësh, është duke bërë ekspertizën në Durrës në objektet ku paraqitet rrezikshmëri më e lartë dhe pastaj me radhë sipas të dhënave paraprake.

Deri tani nuk mund të flitet për një shifër të saktë objektesh që duhet të prishen, por numri është i konsiderueshëm, bën të ditur IKMT.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button